Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot do ta vizitojë Shqipërinë, transmeton Gazeta “Enigma”.
Teksa pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit, me dhjetëra qytetarët kanë dalë rrugë me flamuj turk në duar dhe foto të Erdogan për ta pritur.
Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, Erdogan do të pritet në orën 09:25 me ceremoni zyrtare në Aeroportin e Rinasit, ndërsa në orën 10:05 presidenti i Turqisë do të vizitojë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç.
Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç.
Po ashtu do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e presidentit të Turqisë.
Ndërsa në orën 13:00 do të zhvillohet takimi midis presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në orën 15:00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16:00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
Në orën 17:00 presidenti i Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18:00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.