Hyseni me akuza, i quan qyqarë të binomit Kurtin e Osmanin, ndërsa Abdixhikut i thotë se është servil dhe hipokrit politik

Hyseni me akuza, i quan qyqarë të binomit Kurtin e Osmanin, ndërsa Abdixhikut i thotë se është servil dhe hipokrit politik

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka reaguar kundër referendumit serb, i cili e ka quajtur qyqarë të binomit Kurti-Osmani.

Jo vetëm kaq, Hyseni ka drejtuar akuza edhe kundrejt liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku këtë të fundit e quajti servil dhe hipokrit politik.

Sipas tij, LDK vështirë që do të mund të dal nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku.

Ndwrsa, sa i pwrket referendumit të Serbisë, Hyseni thotë se ndalimi i këtij referndumi ishte obligim kushtetues, por Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfardo përgjegjësie nga vetja e tyre.

“Për këtë maskaradë prej seance kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfardo përgjegjësie nga vetja e tyre”.

“Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: “Një pjesë të LDK-së””, është shprehur ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles