Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës është paralajmërim për protesta.
Sipas Molliqajt çmimi i rrymës në Kosovë është më i lirë për shkak se “ne e paguajmë pjesën tjetër me shëndetin tonë”.
“Nëse KEK-u ka bërë ndonjë investim në gjeneratorë, ka sens rritja e çmimit. Por, sipas raporteve të fundit financiare të KEK-ut, kjo korporatë ka pasur fitim vjetor mbi 20 milionë euro, që i bie se çmimi i gjenerimit është më i lartë se që paguajmë ne”, është shprehur ai. /Gazeta “Enigma”/