Murati njofton se Gjermania do t’ia japë Kosovës edhe 12 milionë euro për ngrohje me energji solare

Murati njofton se Gjermania do t’ia japë Kosovës edhe 12 milionë euro për ngrohje me energji solare

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria gjermane ka zotuar edhe 12,65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qendrore me energji solare.

Murati ka thënë se këto mjete do të jenë grant dhe e sjellin në 26 milionë euro gjithsej kontributin e Gjermanisë në formë granti për këtë projekt.

“Një lajm i mirë për energjetikën! Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit të mirë, Qeveria Gjermane ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt. Këto mjete do të jenë grant, dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt. Projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qëndrore, dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it, duke mundësuar efiçiencë shtesë e shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se kjo nënkupton që më shumë familje do të kenë ngrohje me çmim të përballueshëm. / Gazeta Enigma.

Related Articles