Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve 11 persona kanë vdekur si pasojë e COVID si dhe janë regjistruar 2 mijë e 269 raste të reja.
Gjithashtu, janë shëruar 1 mijë e 420 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 247 mijë e 663 raste pozitive, janë shëruar 222 mijë e 306 pacientë, kanë vdekur 8 mijë e 139 njerëz si pasojë e koronavirusit si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 17 mijë e 218 raste aktive.