Gazetari, Valon Syla ka folur lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, derisa thotë se kosovarët do të paguajnë në katër faza.
Ai tutje shton se vendimi i qeverisë është politik, dhe se ka qasje ideologjike.
“Brenga ime kryesore me këtë vendim të qeverisë është se vendimi për energjetikën së pari është politik. Ka qasje ideologjike, s’ka qasje të trajtimit të njerëzve që s’kanë, nevojtarëve, shtresës sociale, nuk ka trajtim të njerëzve që prodhojnë, por është një vendim ad-hoc që me 75 milionë që i lëshon extra e rrit çmimin e energjisë edhe na shtin neve si konsumatorë me pagu në katër faza”, thotë Syla.
“Komplet barra shkon kështu. Së pari paguajmë faturën në KEDS, e dyta është indirekt me subvencione që i japim prej taksave tona, e treta është, kjo kategoria e shtrenjtë e mbanë përsipër 65 për qind të tjerëve që duhet me iu lënë më lirë, që është vendim i padrejtë, dhe e katërta që edhe në veri të Kosovës paguhet rryma me taksat tona”, tha Syla në T7.
Ndër të tjera, Syla thotë se “në qeveritë Thaçi e Mustafa, s’u pagu katër herë. Ka pasur raste që është paguar 2 herë por jo katër herë. Subvencione s’ka pas në qeveritë e tyre”. /Gazeta Enigma/.