Ky do të jetë moti për sot dhe nesër

Ky do të jetë moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi ka theksuar se të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërkaq të enjten priten reshje shiu dhe bore, raporton Gazeta “Enigma”.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, bën të ditur IHK. /Gazeta Enigma.

Related Articles