Policia Kufitare e Kosovës gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi I parregullt”, ka njoftuar se kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti me çrast është arrestuar një person, raporton Gazeta Enigma.
Sipas tyre, patrulla e policisë e ka mbajtur nën vëzhgim automjetin, kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në këtë automjet.
“Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar. Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, m/sh/kosovar dhe katër (4) shtetas tjerë të huaj, migrantë të parregullt”, thuhet në komunikatën për media.
Shoferi i automjetit është ndaluar, ndërsa shtetasit e huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj./Gazeta Enigma/