Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë, Komuna e Prishtinës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës, është duke bërë furnizimin me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për COVID.
E njëra nga shkollat e furnizuara me këto teste, janë shkollat “Ahmet Gashi” dhe “Sami Frashëri”, në Prishtinë.
Ilmi Reçica, profesor në këtë shkollën “Sami Frashëri”, ka thënë se dy nxënës nga kjo shkollë janë konfirmuar me Covid-19, ndërsa ka thënë se të dyshuar janë katër profesorë.
“Kanë ardhur një numër i caktuar i testeve të shpejta, janë në dhomën e doktoreshës së shkollës. Janë diku 100 nxënës që kanë bërë teste dhe kanë dalë negativ. Brenda shkollës 2 nxënës janë krejt pozitiv mirëpo sot kemi pasur mungesë të 4 profesorëve, familjaret e të cilëve janë të infektuar nga Covid-19. Ka pas çrregullime të procesit mësimorë. Nëse duhet dhe është e nevojshme duhet edhe të mbyllen shkollat. Meqenëse mësimi online nuk ka qenë efektiv dhe mirëpo nëse duhet për çështjen e fëmijëve dhe mësimdhënësve duhet të vazhdohet me mësim online”, tha ai.
Ndërsa drejtori i shkollës “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj tha se në këtë shkollë kanë pranuar 3000 teste, ku 1400 nxënës janë testuar dhe asnjë nga këta nxënës nuk kanë rezultuar pozitiv.
Ndërsa tha se nuk ka rezultuar as një mësimdhënës pozitiv, teka tha se të gjithë janë të vaksinuar.
“Neve na kanë ardhur diku 3000 teste sepse ne jemi gjimnazi më i madh në komunën e Prishtinës, kemi rreth diku 1400 nxënës dhe testet kanë ardhë dhe natyrisht se jemi duke bërë vlerësimin tek nxënësit, atyre që kanë probleme dhe mendojnë se kanë COVID. Deri sot janë lajmëruar diku 170 nxënës ku kemi bërë testet dhe nuk kemi pas raste pozitiv me testet që janë bërë”, tha ai.
Tutje, Metaj ka kërkuar që t’i sjellin më shumë teste. Tutje, ai ka thënë se në këtë shkollë janë të shtatë profesorë të dyshuar me Covid, teksa ka thënë se janë në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja.
“Ne po bëjmë përpjekje për respektim të masave deri diku respektohen por për shkak se edhe mosha e adoleshencës dhe gjitha këto janë që nuk është bash e thjeshtë. Momentalisht janë shtatë raste aktive që na ka lajmëruar IKSHPK-ja sepse pa e konfirmu nga Instituti nuk japim përgjigje të sakta. Deri më sot nuk kemi raste tek mësimdhënësit sepse të gjithë janë të vaksinuar e po ashtu edhe punëtorët teknik, dhe klasat e 12-ta mbi 70 për qind janë të vaksinuar, por edhe të 11-tat dhe të 10-tat. Është një gjë shumë e mirë që janë të vaksinuar”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma/.