Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, para kabinetit qeveritar ka thënë se kjo marrëveshje ka rëndësi në parandalimin e luftimit të krimit, e Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për lidhjen e një marrëveshje ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Arabisë Saudite për bashkëpunim policor.
“Kjo marrëveshje ndërkombëtare ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit në si vijon: krimi i organizuar transkufitar dhe terrorizmi, prodhimi dhe transportimi i paligjshëm i substancave narkotike, krimi kibernetik dhe pornografisë të fëmijëve në internet, krimet ekonomike dhe financiare duke përfshirë shpëlarjen e parave etj… Duke marrë rëndësinë e kësaj draft marrëveshje kërkoj miratimin të kësaj marrëveshje me Arabinë Saudite”, tha Sveçla.
Pas kësaj kryeministri Albin Kurti e qiti në votim këtë nismë të MPB-së, e cila mori votat e nevojshme nga kabineti qeveritar.