Kurti: Në mandatin e parë do të sigurohet banimi për 4 mijë familje

Kurti: Në mandatin e parë do të sigurohet banimi për 4 mijë familje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të implementohen politikat sociale për të cilat ishte zotuar edhe në fushatë. Në takimin e komitetit këshillues për studimin e fizibilitetit për programin social në Kosovë, Kurti u shpreh se për implementimin e këtij projekti do të shpenzohen 22 milion euro të cilat gradualisht i kthehen institucionit të shtetit. 

“Gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje. Kjo do të arrihet përmes programit “120×120” dhe “150×150”, ku familjet përfituese do bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, por kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit i cili do të themelohet dhe ngarkohet me implementimin e projektit” ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social “Facebook”

Sipas tij të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se 90 përqind e ekonomive familjare në Kosovë e vlerësojnë se shpenzimet e banimit dhe strehimit janë barrë.  

“Shumë kategori shoqërore, si çiftet e reja, gratë kryefamiljare apo gratë që përjetojnë dhunë në familje, banimin e kanë sfidën kryesore” ka thënë Kurti.

Related Articles