Deputetët e Kosovës gjatë seancës së sotmë në Kuvend kanë miratuar Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë.
Miratimi i këtij ligji mori 75 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk votoi.
Paraprakisht të zgjedhurit e popullit miratuan edhe katër amendamente përcjellëse të këtij projektligji.
Ndryshe, Kuvendi sot po ashtu miratoi me 74 vota Projektligjin për Gjykatën Komerciale, ku të zgjedhurit e popullit miratuan 32 amendamente përcjellëse të këtij projektligji.
Edhe për këtë projektligj vetëm deputetët e LDK-së nuk morën pjesë. /Gazeta Enigma/.