Është hedhur këtë të premte shorti për të përcaktuar çiftet çerekfinaliste të Copa del Rey. Të tetë skuadrat çerekfinaliste vijnë nga La Liga.
Në bazë të shortit, Real Madrid-i ka gjetur Athletic Bilbao-n, Real Sociedad-i përballet me Real Betis-in, Valencia me Cadiz-in dhe Rayo Vallecano me Mallorca-n.
Sfidat do të jenë me një takim të vetëm. Ato do të zhvillohen më 1, 2 dhe 3 shkurt, në fushën e skuadrave, emri i të cilave është tërhequr i pari.
Ky do të jetë raundi i fundit që do të luhet vetëm me një ndeshje. Gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Të planifikuara për t’u luajtur më 9 shkurt dhe 2 mars.
Të premten e 4 shkurtit do të përcaktohet shorti i gjysmëfinaleve. Finalja do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin “La Cartuja” në Sevilja.
Këto janë çiftet e çerekfinaleve që ka sjellë shorti i kësaj të premteje:
Athletic Club – Real Madrid
Real Sociedad – Betis
Valencia – Cadiz
Rayo Vallecano – Mallorca