Qeveria e Kosvës këtë të premtë ka miratuar masat e reja anti-COVID për paranadalimin e pandemisë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Sipas këtij vendimi kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.
Në këtë vendim thuhet se fitneset dhe palestrat do të mbyllen, ndërsa do të lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vendimi hyn në fuqi më 22 janar 2022, dhe vlen deri më datën 4 shkurt 2022.
Vendimi i Qeverisë për sportin:
63. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
64. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.
65. Mbyllen fitneset, palestrat dhe institucione të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative, me përjashtim të klubeve profesionale sportive./Gazeta Enigma/