Deçan: Dërgohet i vdekur në spital një person, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Një person në Deçan po dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Raportohet se i njejti person të premtën e 21 janarit është dërguar në QKMF në Deçan pa shenja jete.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Enigma/

Related Articles