Këtë të shtunë Kosova mund të goditet nga një stuhi e borës

Këtë të shtunë Kosova mund të goditet nga një stuhi e borës

Pas Serbisë edhe Kosova këtë të shtunë gjatë orëve të pasditës pritet të përfshihet nga një sistem vranësirash me reshje bore.

Ky sistem pritet të kushtëzojë reshje bore për disa orë dhe priten afërsisht nga 2 deri në 7 ose 8 cm reshje bore.

Reshjet e borës pritet të jenë të intensitet mesatar dhe në ndonjë interval edhe të dendura.

Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje bore priten edhe në disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Është interesante mundësia e reshjeve lokale të borës sot pasdite vonë në perëndim dhe jug të Shqipërisë ku reshjet e borës janë dukuri mjaft e rrallë dhe fjollat e borës mund të paraqiten edhe në disa vise bregdetare.

Pra, pas një paraditeje me diell, pasdite sot pritet të ketë shtim të madh të vranësirave dhe reshje bore fillimisht në Kosovë, pastaj edhe në disa vise tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Reshjet e borës pritet të zgjasin disa orë në Kosovë, por nuk priten shumë të mëdha, sidoqoftë apelohet për kujdes të madh në komunikacion.

Ditëve të ardhshme na presin ditë të akullta, zbutje të acarit polar mund të kemi afër fundit të javës tjetër./Gazeta Enigma/

Related Articles