Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Arbnesh Ajvazi është njëri nga kandidatët për pozitën e drejtorit, me një karrierë të gjatë në Policinë e Kosovës dhe përvojë në pozita të rëndësishme udhëheqëse.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Ajvazi ka mbajtur pozita të larta në strukturat e Policisë së Kosovës, duke filluar nga udhëheqja e Njësive Speciale, e deri te drejtimi i departamenteve përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, transmeton IndeksOnline.

Para vitit 2019, ai ishte shef i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, ndërsa më pas mori përgjegjësi në drejtimin e operativës policore në Prishtinë.

Në vitet 2021-2023, Ajvazi ushtroi detyrën e drejtorit të Divizionit për Siguri Publike, ndërsa gjatë vitit 2024 shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Rendit Publik.

Në periudhën 2025-2026, ai vazhdoi angazhimin në nivel të lartë drejtues, si drejtor i Departamentit të Rendit Publik.

Përvoja e tij në njësitë speciale, operativën policore dhe menaxhimin e sigurisë publike përbën një pjesë të rëndësishme të profilit profesional me të cilin Ajvazi hyn në garën për drejtor.

Related Articles