Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, këtë të shtunë ka deklaruar se fjalët e shëmtuara janë përdorur nga protestuesit të premten e 21 janarit në Podgoricë nuk i ka inat dhe mbron të drejtën e tyre.
“Gjatë viteve janë grumbulluar shumë padrejtësi, kështu që një reagim i tillë është i logjikshëm. Megjithatë, atyre që nxisin urrejtje dhe ulen në kolltuqe, unë gjithmonë do t’u them se ku e kanë vendin”, ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri malazez Abazoviq.
“Nëse kemi mundësinë të formojmë një qeveri, ajo do të jetë një qeveri e pajtimit”, tha Abazoviq, duke shtuar se të gjithë ishin të mirëpritur – malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, ortodoksë, katolikë, myslimanë.
Sipas Abazoviqit nuk është e rëndësishme përkatësia, por ideja
“Le të dalim nga matrica – le të pajtohemi me Malin e Zi dhe të shohim përpara. Ji i sigurt se Mali i Zi mundet”, shkroi Abazoviq./Gazeta Enigma/