Kompleksi i Jasharajve në Prekaz – Qeveria paralajmëron konkurs ndërkombëtar

Kompleksi i Jasharajve në Prekaz – Qeveria paralajmëron konkurs ndërkombëtar

Në 24 vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari, kryeministri, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Vizitën ai e shfrytëzoi edhe për t’i vëzhguar nga afër punimet emergjente në kullë.

“Jemi në pritje të masterplanit, projektit përfundimtar të cilin do ta shpallim si konkurs ndërkombëtar dhe besoj që ndërhyrjet përfundimtare jo vetëm në këtë kullë por në gjithë kompleksin do të ndodhin me projektin”, tregoi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Mirëpo ekspertët thonë se këtu duhen punë përsëri pas dy vjetësh, në gjithë kompleksin.

Rëndësinë e këtij vendi e theksoi edhe vetë Kurti.

“Është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht edhe të dhimbshme”, u shpreh ai.

Dhimbjen e krenarinë e shprehu edhe pasardhësi tjetër i familjes, Bekim Jashari, që tha se babai e gjyshi i tij atë natë u ndeshën me forcat elite serbe.

“Sipas informacionit flitet që ka qenë vetë Arkani me njësitin e tij”, tha ai.

Sulmi i 22 janarit 1998 u përkujtua edhe nga figura tjera publike.

Related Articles