Të shtunën, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është kërcënuar përmes telefonit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën ‘Enigma’, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Gjurkaj ka bërë të ditur se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit te punës dhe kishte thirrur përmes telefonin viktimën duke e kërcënuar.
“ Pse ma ki ndrru vendin e punës. Ta shk*rdh*fsha n*nen, guxo dil tash e mbas në rruge”, ishin fjalët e drejtuar viktimës para se të mbyllte telefonin.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit Kujdestar lirohet në procedurë te rregullt”, deklaron ai.
Ndërsa, bëhet e ditur se rasti është nën hetime./Gazeta Enigma/