Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka anuluar dasmën e saj, pasi ka prezantuar masat e reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Zelanda e Re do të mbyllet për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron, raporton BBC.
Në masat e reja kufizuese, lejohen maksimalisht 100 persona dhe atë të vaksinuar, në ngjarjet e ndryshme, ndërsa maskat janë obligative në shitore e transport publik.
Zelanda e Re ka regjistruar 15.104 raste me COVID-19 dhe 52 të vdekur.
Ardern të dielën ka konfirmuar se dasma e saj me Clarke Gayfordin është anuluar, dhe ceremonia do të mbahet në ndonjë kohë tjetër.
“Unë nuk jam ndryshe ndaj zelandezëve tjerë të cilët janë prekur aq shumë nga pandemia. E më e rënda ka qenë pamundësia për të qenë me të dashurit nganjëherë kur kanë qenë shumë të sëmurë. Kjo është dukshëm më e rëndë sesa dëshpërimi që po e ndjej unë”, ka thënë Ardern.
Kufizimet e reja kanë hyrë në fuqi të dielën me kohë lokale në Zelandë të Re. Vjen pasi janë konfirmuar nëntë raste të reja me Omicron në nivel vendi.
Një familje që kishte marrë pjesë në një dasmë në Auckland rezultoi pozitive pasi u kthye në shtëpi në South Island. Një stjuardese në aeroplanin me të cilin fluturuan familjarët po ashtu rezultoi pozitive. Zyrtarët thonë se niveli i përhapjes brenda komunitetit nga grupi pritet të jetë i madh. / Gazeta Enigma.