Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është e rrezikshmë “heshtja” e Kosovës karshi situatës në Ukrainë.
Sipas tij, kjo heshtje nënkupton mbajtje të qëndrim asnjanës ndaj krizës në Ukrainë.
Por, Hoxhaj, shkruan se nga Kosova askush nuk pret armë, por të paktën një deklaratë.
“Apo thjeshtë kjo heshtje e Kosovës ka të bëjë me mungesë të qëndrimit të qartë kundër agresionit rus, me neutralitetin tonë në politikën e jashtme? Apo po pret Kosova që dikush t’ia kërkojë deklarimin”, shkruan Hoxhaj ndër të tjera.
Mirëpo, për këtë pati reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila me anë të një postimi në Twittër e ka bërë të qartë se Kosova qëndron me Ukrainën. /Gazeta Enigma/.