Studimet sugjerojnë se të paktën 64 për qind e njerëzve i kalojnë deri në 4 orë çdo ditë para një ekrani.
Ashtu siç ka qenë i lidhur shikimi i televizorit me nivele të larta të mbipeshës dhe diabetit, koha shtesë e personave që qëndrojnë ulur është një lajm i keq për shëndetin tonë.
Mirëpo, si duhet t’ia bëjmë nëse duhet t’i largohemi botës virtuale dhe teknologjisë që po na rrethon neve në tërësi.
- Zgjidhni aktivitetet e jashtme në vend të teknologjisë
Kur jeni në shtëpi, aplikojeni një rregull që të mos kyçeni në internet nëse jashtë moti është i ngrohtë dhe dielli shkëlqen.
Në vend të kësaj, bëjeni një shëtitje, apo dilni për një ngasje me biçikletë, ose të aplikoni një lloj tjetër aktiviteti fizik të shëndetshëm për të paktën një orë para se ta përdorni telefonin ose tabletin tuaj; dhe para se të zini vend në kompjuter.
Ky rregull do të duhej të zbatohej për të gjithë në familjen tuaj.
- Rregulloni përsëri mobiljet e dhomave në shtëpi
Dizenjoni dhomën tuaj familjare në mënyrë që televizori të mos jetë më pika qendrore e dhomës.
- Kufizoni përdorimin e medieve sociale
Rrjetet sociale e kanë transformuar përdorimin e kompjuterit dhe celularëve për njerëzit e të gjitha moshave. Pavarësisht nëse në mesin e tyre është Facebook-u, Twitteri, Instagrami apo edhe Snapchati, vendosni kufizime në sasinë e kohës që ju kaloni në mediet sociale.
Shmangni shfletimin pa nevojë dhe jepni një qëllim kohës suaj në internet: Hulumtoni pushimet, lexoni lajmet e ditës, ose gjeni përgjigjen për atë pyetje të rastësishme që ju ka shqetësuar për vite. Pastaj dilni nga aty!
- Caktoni kohën për të lexuar
Sfidojeni vetën për të lexuar të paktën 30 faqe të një libri të mirë para se të kontrolloni kompjuterin ose telefonin. Zgjidhni materialin e duhur për të lexuar dhe së shpejti do të zbuloni se keni krijuar një aktivitet të ri!
- Krijoni projekte për vetën tuaj
Është e mahnitshme se sa shumë mund të arrish kur nuk je i strukur në një ekran.
Përpiloni një listë të projekteve një-orëshe në mbrëmje. Renditni gjithçka që ju bie në mend sikurse, organizimin e dollapeve të kuzhinës, rregullimin e bojës në muret e dhomës tuaj, mprehjen e thikave, klasifikimin e materialeve tuaja të qepjes. Pasi t’i keni zgjedhur, përpiquni ta bëni njërën në secilën ditë gjatë mbrëmjes.