Të martën dhe mërkurën super ndeshje në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

Të martën dhe mërkurën super ndeshje në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales klubi spanjoll Real Madrid të martën do të përballet me përfaqësuesin anglez Chelsea në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Të martën fillojnë ndeshjet e gjysmëfinales në UEFA Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales klubi spanjoll Real Madrid nesër do të përballet me përfaqësuesin anglez Chelsea në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinales, të mërkurën më 28 prill, Paris Saint-Germain (PSG) në stadiumin “Parc des Princes” do të presë klubin anglez, Manchester City.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00 ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen më 4-5 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin olimpik “Ataturk” në Stamboll.

Related Articles