Arrestohet një person në Obiliq, sekuestrohen armë, municion dhe substanca narkotike

Arrestohet një person në Obiliq, sekuestrohen armë, municion dhe substanca narkotike

Policia e Kosovë ka arrestuar një person në Obiliq, ku edhe janë sekuestruar armë, municion dhe substance narkotike, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Nga kjo bastisje është arrestuar M.Q. mashkull, shtetas i Kosovës te I cili janë gjetur dhe sekuestruar: një pushko-mitrolez M-7.92, një magazinë të fishekëve, rreth 617 fishekë, 2 radiolidhje, tri thika, 52g substance narkotike lloji nuk dihet, dhe 19g substance narkotike dyshohet marihuanë.

“Prishtinë, 25 janar 2022– Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

I dyshuari ngarkohet me veprat: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe

për posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge./Gazeta Enigma/

Related Articles