Delegacioni i UEFA-s arrin në Shqipëri pas sulmit ndaj Dukës, në dyshim finalja e Konferencës në Tiranë

Delegacioni i UEFA-s arrin në Shqipëri pas sulmit ndaj Dukës, në dyshim finalja e Konferencës në Tiranë

UEFA është maksimalisht e shqetësuar nga ndërhyrjet politike në zgjedhjet e Federatës së Futbollit do të dërgojë këto ditë njerëzit e saj në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me këto çështje, duke ngritur edhe shqetësimin në lidhje me sigurinë e organizimit të finales së Ligës së Konferencës në Tiranë.

Incidenti i fundit, ku është vënë lëndë shpërthyese te shtëpia e Armendo Duka-s, ka nxitur qeverinë europiane të futbollit, të ngrejë shqetësimin e sigurisë në lidhje me Tiranën si qytet mikpritës i finales së Ligës së Konferencës, që zhvillohet më 25 maj.

UEFA i ka komunikuar “Associated Press” se zyrtarë të saj do të udhëtojnë shpejt në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me shqetësimet e fundit për ndërhyrjet politike në sport para zgjedhjeve për postin e Presidentit të Federatës, pasi që ato kanë sjellë një përplasje mes Dukës dhe Bashkisë Tiranë, shkruan supersport.

Ndërkohë, UEFA e ka përshkruar ndërhyrjen nga jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme”, dhe si një thyerje të rregullave të saj ligjore. E ndërkohë teksa duke iu referuar “Associated Press” qëndrimi i Uefa-s është i qartë, Erjon Veliaj me ndërhyrjen e tij politike, jo vetëm po rrezikon futbollin shqiptar, por dëmton dhe Tiranën që ka shansin që për herë të parë në histori të mirëpresë një finale të madhe europiane, si ajo e Ligës së Konferencës, por që tani vihet në dyshim. /

Related Articles