Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besian Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të rris çmimin e energjisë elektrik.
Mustafa i tha Ekonomia Online, se krejt kjo po dëshmohet me propozimet e vendimet që vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe të cilat tenton t’i mbrojë Qeveria.
“Vetë rezolutën që ka sjell në Kuvendin e Kosovës ose vendimet ose propozimet që vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe të cilat tenton t’i mbrojë vetë Qeveria, qoftë ministrja e Ekonomisë, qoftë shefi i Qeverisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe mundohet ta arsyetojë këto vendime i bije që vetë Qeveria e Kosovës është e interesuar që të rris çmimin e energjisë elektrik”.
Madje sipas tij, po “kryqëzohen” padrejtë ZRrE-ja e qytetarët për dështimet e ekzekutivit.
Ai vlerëson se ZRrE-ja ka luajtur rol kosntruktiv dhe profesional dhe se nuk duhet lejuar kushdo qoftë që të ndikojë mbi profesionalizmin dhe pavarësinë e këtij institucioni.
“Ajo që është më e keqe është që Qeveria për këto dështime të saj tenton që të fajësojë dhe kryqëzojë ZRrE-në e “Ajo që është më e keqe është që Qeveria për këto dështime të saj tenton që të fajësojë dhe kryqëzojë ZRrE-në e në rastin më ekstrem të fajësoj qytetarët që po konsumojnë energji elektrike më shumë se që duhet”.
“ZRrE në përgjithësi ka luajtur një rol konstruktive dhe profesional mirëpo nuk duhet lejuar kushdo qoftë, cilido organ duke përfshirë edhe vet Kuvendin e Kosovës që i voton në fund të ditës këta anëtarë të bordit të ZRrE-së. Askush nuk ka të drejtë që të ndikojë mbi profesionalizmin dhe pavarësinë që ka ZRrE-ja”.
Mustafa tha se VV-ja edhe kur ka qenë në pushtet e në opozitë në mënyrë kategorike kanë refuzuar projektin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky i kompanisë “Countur Global”.
“Nuk jam i sigurt pse e kanë bërë një gjë të tillë, por falë refuzimit dhe kundërshtimit të tyre ai projekt ka dështuar në anën tjetër vazhdojnë të flasin për një kompani tjetër gjermane pra Bilfingeri”.
“Pyetja ime është nëse qenka zgjidhja e tyre kaq ideale, pse nuk e ftojnë sot që kompania gjermane Bilfinger të atë zgjidhje që po i zgjidhja e të gjitha problemet e energjisë elektrike të Kosovës, kush po e ndalon Qeverinë e Kosovës që sot në janar të vitit 2022 ta ftojë kompaninë Bilfinger të ofrojë dhe të implementoj zgjidhjen e saj”, tha tutje ai.