Real Madridi nuk është i gatshëm ta shesë sulmuesin serb Luka Jovic, i cili kërkohet nga Arsenali.
Lëndimi i sulmuesit kryesor Karim Benzema ka bërë që Real Madridi ta heqë nga tregu Luka Jovicin, raporton Gazeta Express.
Duke qenë se Benzema e pësoi lëndimin e dytë brenda pak javësh, Madridi nuk dëshiron të mbetet vetëm me Mariano Diazin në sulm.
Jovic madje është më i pëlqyer se Mariano në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, por edhe këtë sezon 24-vjeçari ka dështuar t’i bëjë konkurrencë të mjaftueshme francezit për një vend në formacionin e parë.
Ai e ka shënuar vetëm një gol dhe i ka dhënë dy asiste në 15 paraqitje deri tani këtë sezon.
Arsenali ka shprehur interesim të madh për përfaqësuesin e Serbisë, pasi është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar të dëbuarit nga klubit Pierre-Emerick Aubameyang.