Sot në Mal të Zi kanë vdekur pesë persona nga virusi COVID.
Ndërsa,nga dy mijë e 637 testime, prej tyre 933 kanë rezultuar pozitivë brenda 24 orëve.
Të shëruar janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 501 pacientë.
Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 35.4 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 535 persona.
Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 7 mijë e 999 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 215 mijë e 950.