Sot në orët e mesditës një person është therur më thikë nga një fëmijë, në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit.
Rasit ka ndodhur në shkollën e fshatit, dhe Policia është duke e hetuar rastin.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha për Gazetën “Enigma” se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Njësitet po mirret rastet” tha ai. /Gazeta Enigma/.