Milan mund ta hazojë Kulusevskin

Milan mund ta hazojë Kulusevskin

Pasi refuzoi Evertonin, ka raportime se Juventus i ka ofruar Dejan Kulusevskin në formë huazimi deri në fundin e sezonit Milanit.

Mund të ketë gjithashtu edhe opsionin e blerjes në marrëveshjen e ofruar, nese suedezi bashkohet me kuqezinjtë për pjesën tjetër të këtij sezoni, sipas Calciomercato.com.

Kulusevski ishte i lidhur me kalimin te Evertoni, por raportohet se ai e hodhi poshtë propozimin së bashku me disa oferta të tjera, duke preferuar të vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Pasi bëri përshtypje në huazim te Parma, Juventusi bleu Kulusevski nga Atalanta në janar 2020 për 35 milionë euro.

Deri më tani këtë sezon, 21-vjeçari ka shënuar dy gola dhe tre asistime në 27 paraqitje. /Gazeta Enigma/

Related Articles