Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e tij dhe të komunitetit të futbollit ndërkombëtar, pasi një sasi tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë së tij të hënën.
Infantino shprehet i shokuar për këtë ngjarje të rëndë e të paprecedent, dhe thekson se Duka ka të gjithë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto momente të vështira për të dhe për familjen e tij.
“Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë”.
“Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkruan Infantino në letrën e tij.