Oda e Hotelerisë kërkon nga ministri Vitia të hapen sallat e dasmave

Oda e Hotelerisë kërkon nga ministri Vitia të hapen sallat e dasmave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, tha se ende nuk është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ndonëse kishte marrë premtime për të diskutuar për problemet e tyre.

Madje ai thotë se ende nuk ka përgjigje të qartë nga ana e ministrit Vitia lidhur me hapjen e sallave të dasmave.

“Prej takimit të fundit që e kemi pasur, si vendim për këto masa që i kemi marrë ende nuk kemi pasur, premtimet janë që menjëherë të ketë takim, por nuk na ka thirrur andaj dua të shfrytëzoj rastin që të lus ministrin Vitia që sa më herët të takohemi për me pas mundësi me dalë nga kjo situatë, sepse pa u liruar kjo pjesë, pra e sallave të dasmave ne si Odë e Hotelerisë nuk jemi të kënaqur”, tha Sogojeva.

Sogojeva thotë që pakoja e paralajmëruar nga ana e Qeverisë nuk mjafton për këtë sektor, pasi që rreziku është që shumë nga bizneset të falimentojnë.

Tutje Sogojeva thotë që janë duke punuar në bazë të udhëzimeve dhe rekomandimeve.

“Ju i keni parë rekomandimet e mia, unë publikisht kam kërkuar që këto masa të zbatohen, sepse jemi nënshkrues të asaj marrëveshje dhe kam kërkuar nga anëtarësia jonë që të respektohen rregullat dhe të mos marrim dënime pa nevoje sepse tash është e rregulluar në bazë të udhëzimeve dhe nuk do kemi probleme edhe për pandeminë sipas respektimit të masave”, përfundoi Sogojeva.

Related Articles