Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se një e mitur ka lindur në spitalin e gjinekologjisë në këtë qytet, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Dyshohet se e dyshuara është nën moshën 16 vjeç.
Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Prizren NN-NN. Më 28.01.2022 është raportuar se në Spitalin Rajonal Prizren ka shkuar për lindje një femër nën moshë 16 vjeç. Rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/