IKSHPK apel qytetarëve të vaksinohen: Virusi është kudo, po përhapet me intensitet të lartë

IKSHPK apel qytetarëve të vaksinohen: Virusi është kudo, po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar qytetarët që të bartin maskat, të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen kundër këtij virusi.

Nga IKSHPK kanë thënë se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitaizimeve dhe rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë”.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet nga ky institut. /Gazeta Enigma/.

Related Articles