Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te memoriali i personave të zhdukur, para objektit të Kuvendit me rastin e 27 Prillit-Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur.
Hoxhaj me këtë rast ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që tema e të zhdukurve të jetë prioritet në dialogun me Serbinë.
Madje, ai tha se moszbardhja e fatit të të pagjeturve është turp edhe për Bashkimin Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.
“Sot është një ditë e vështirë dhe e rëndë për Kosovën, sepse është dita e të pagjeturve, të cilët ishin viktima të një gjenocidi. Pas 22 vitesh faji dhe përgjegjësia bie edhe me tutje mbi Serbinë, dhe kërkojmë që bashkësia evropiane të jetë më e përgjegjshme dhe të ndihmon në gjetjen e të pagjeturve të fundit”, tha Hoxhaj.