Kurti në takim me Escobarin e Lajçakun i del kundër “Open Ballkan”

Kurti në takim me Escobarin e Lajçakun i del kundër “Open Ballkan”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë është takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, njëherit përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim Kurti ka thënë se e mbështesin procesin e Berlinit, teksa tha se integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë, ku u shpreh se BE-ja dhe NATO-ja janë fati i Kosovës.

“Gjithashtu, angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, ne e mbështesim fuqishëm procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian e NATO-ja, janë fati ynë”, është shprehur Kurti.

Tutje ai tha se në këtë kuptim dëshiron ndihmën e Bashkimit Evropian, teksa shtoi se kjo ndihmë do të hasë në Kosovë respektin më të lartë për vlerat evropiane.

“Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimit Evropian, ndihmë kjo e cila do të hasë në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane. Pra, fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm prej njëra-tjetrës”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma/

Related Articles