Ambasada Franceze në Kosovë për “non-paper”: Nuk jemi burimi i saj

Ambasada Franceze në Kosovë për “non-paper”: Nuk jemi burimi i saj

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar për dokumentin ‘non-paper’ franko-gjerman ku flitet për njohjen Kosovë-Serbi”, duke theksuar se Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i saj.

Ambasada Francese ka theksuar se Gjermania dhe Franca e mbështesin ndërmjetësimin e dialogut nga Bashkimi Evropian.

“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagim.

/Gazeta Enigma/

Related Articles