Qeveria Amerikane: Kosova t’i përmbushë zotimet e Washingtonit të nënshkruara nga Avdullah Hoti

Qeveria Amerikane: Kosova t’i përmbushë zotimet e Washingtonit të nënshkruara nga Avdullah Hoti

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një komunikate për media në të cilën flitet për dialogun Kosovë-Serbi, thuhet se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Kjo njohje reciproke duhet të vazhdojë derisa të jepet një mesazh edhe rreth Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se do të vazhdojnë punën që Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e bëra në Uashington për marrëveshjen e nënshkruar gjatë kohës së presidentit Donald Trump.

“Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën që ata të përmbushin zotimet e tyre të Uashingtonit në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Në Kosovë ka pasur shumë diskutime rreth marrëveshjes së Uashingtonit. Madje kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte deklaruar se nëse do të rikthehet në Qeveri nuk do të vazhdojë implementimin e një marrëveshje të tillë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, shkroi Albin Kurti në Twitter.

Related Articles