Lajçak e Escobar vizitojnë sot pikën kufitare në Mutivodë

Lajçak e Escobar vizitojnë sot pikën kufitare në Mutivodë


Në Kosovë, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare i dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e partive opozitare, dy emisarët do zhvillojnë edhe vizita të ndryshme.

Objekti i përbashkët i vendosur në pikën kufitare në Mutivodë ka vite që është gati, në kuadër të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Por, në të po funksionon vetëm pala kosovare, meqë ajo serbe vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e vjetër.

Për ndërmjetësuar për këtë çështje, sot në këtë zonë do të qëndrojnë, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, dhe ai ShBA-ve, Gabriel Escobar.

IBM ka vite që zbatohet në Bërnjak, Jarinje, Merdare e Dheun e Bardhë. / Gazeta Enigma.

Related Articles