Në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë vendosur 1,639 emra të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Për të shënuar këtë ditë, aksionin e kanë organizuar Youth Initiative for Human Rights Kosovo.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, si dhe Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).