Pas vizitës në Prishtinë, Escobar dhe Lajçak nisën drejt Beogradit

Pas vizitës në Prishtinë, Escobar dhe Lajçak nisën drejt Beogradit

Pas vizitës zyrtare në Prishtinë, emisarët specialë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të SHBA-së, Gabriel Escobar vazhdojnë takimet drejt Beogradit ku do të priten nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq do ta takohet me Escobarin në ora 18:00, kurse një orë më vonë do ta takojë emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Escobar e Lajçak kanë bashkuar forcat për të çuar përpara mesazhin e ShBA-së dhe BE-së se Kosova e Serbia duhet të kthehen në dialog për të negociuar normalizimin e marrëdhënieve. /Gazeta Enigma/.

Related Articles