Biznesmeni i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Tutje Kelmendi ka njoftur se pavarësisht gjendjes stabile, po trajtohet në një klinikë jashtë vendit.
“Për shkak të transplantit dhe kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, tani më është sugjeruar të shtrihem në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, për të tejkaluar edhe këtë sfidë”, ka shkruar Kelmedi.
“Aktualisht jam mirë, me një temperaturë të lehtë dhe ju falëndroj të gjithë juve që më mbështetët për ti kaluar sfidat shëndetësore të gjertanishme”, ka njoftuar ai./Gazeta Enigma/