Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se këtë të mërkurë kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ndërsa seanca dëgjimore pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme.
Koha se kur kreu i PSD-së Molliqaj dhe aktivisti i kësaj partie Megjuani do të paraqiten në gjykatë nuk dihet akoma.
Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Para pak minutash e kemi pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme”, tha Gashi.
LEXO EDHE: Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Dardan Molliqajt dhe aktivistit të PSD-së
Paraburgimi ndaj tyre po kërkohet në drejtim të veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar”.
Ndërsa zyrtarë të PSD-së, kërkesën për caktimin e paraburgimit po e quajnë orkestrim politik./Gazeta Enigma/