Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Protestat e studentëve në Tiranë dhe përplasjet me forcat e policisë kanë nxitur reagime të shumta publike, ndërsa në mesin e atyre që kanë shprehur mbështetje për studentët është edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Përmes një postimi në Instagram Story, Cana ka theksuar se kërkesat e studentëve duhet të marrin vëmendjen e duhur nga institucionet përgjegjëse, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme. Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”, ka shkruar Cana.

Krahas mesazhit, ish-futbollisti ka vendosur edhe simbolin e tij me inicialet “LC 5” dhe shqiponjën dykrenare.

Përmes këtij reagimi, Cana ka vënë theksin te rëndësia e mbështetjes së studentëve dhe e përmirësimit të kushteve të tyre, duke e cilësuar investimin në të rinjtë si një kontribut të drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit.

Related Articles