Klubi Futbollistik “Llapi” ka pësuar humbje në miqësoren e fundit të zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Llapjanët u mposhtën 2:1 nga klubi i madh bullgar, CSKA Sofia.
Golin e vetëm për “bardhekaltrit” nga Kosova e konkretizoi sulmuesi, Festim Alidema pas asistimit nga Kastriot Selmani.
Llapi pritet të rikthehet në Kosovë ditëve në vijim.
Fituesit e Kupës së Kosovës e nisin stinorin pranveror kundër Ferizajit në Kupën e Kosovës.
/Gazeta Enigma/