Regi Lushkja është bërë me skuadër të re. Mesfushori shqiptar i është bashkuar skuadre së Sheriff Tiraspol pas largimin nga skuadra e Lacit, raporton Gazeta Enigma.
Lushkja ka lindur më 17 maj të vitit 1996 në Kavajë. Ai hapat e parë i mori të Besa e Kavajës, derisa gjashtë vitet e fundit i kaloi te skuadra e Lacit, ku i zhvilloj më shumë se 200 ndeshje.
Gjithashtu, futbollisti shqiptar ishte i ftuar disa herë nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Kujtojmë që Lushkja ka luajtur në fazat kualifikuese të Evropaligës dhe Europa Conference League.
/GAZETA ENIGMA/