Lëndohet një person pas një vetaksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”

Lëndohet një person pas një vetaksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur  në autostradën “Arbër Xhaferi”, në kilometrin e pestë Veternik-Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në ora 14:00.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, në kilometrin e pestë Veternik-Lipijan”.

“Në aksident është përfshirë një veturë (vetaksident), si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha për Gazetën “Enigma”.

Related Articles