Pas reshjeve të fundit të borës, të përcjellura me erëra të forta në disa zona të Brezovicës, janë krijuar ortekë të borës.
Për këtë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimi, ka kërkuar nga pasionantët e skijimit që ti evitojnë zonat përreth Brezovicës.
Për frekuentuesit e këtyre zonave, trajnimet paraprake janë shumë të rëndësishme.
“Me dal jashtë pistës duhet me qenë i përgatitur, me pas ndonjë trajnim, që edhe nëse ndodh naj ortek me qenë të përgatitur”, ka thënë Dorentina Dula skitare. /Gazeta Enigma/.