Dy vjet nga votimi i Qeverisë Kurti I, këto ishin momentet më qesharake të seancës

Dy vjet nga votimi i Qeverisë Kurti I, këto ishin momentet më qesharake të seancës

Sot, më 3 shkurt 2022, janë bërë dy vjet prej se kur Albin Kurti u zgjodh për herë të parë kryeministër i vendit.

Kurti, në aso kohe partner qeverisës kishte Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila edhe e shkarkoi nga posti i kryeministrit, pasi ky i fundit e kishte shkarkuar nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu.

Kreu  i VV-së, këtë vendim e mori pasi i dyti i LDK-së ishte pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pasi në atë kohë kishte ardhur në Kosovë virusi COVID.

Kurti qëndroi për 52 ditë me kompetenca të plota në krye të qeverisë, ndërsa pas tij erdhi Avdullah Hoti.

Në seancën ku u votua Qeveria Kurti I kishte shumë momente qesharake, si rasti kur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në sakon e Kurtit vendosi flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, e të cilat i risjellim në videon e mëposhtme.

Related Articles